Shërbimi Prepress është në qëndër të dinamikës së biznesit tonë. Një nga aspektet më domethënëse të printimit fleksografik është parashtypi - Prepress. Me një theks në ndarjen e ngjyrave ne ofrojmë cilësinë më të mirë në produktin e përfunduar, dhe ekspertiza teknike e ekipit tonë mbështet edhe zgjidhjet më të vështira.
Në vitin 2019, ne investuam në teknologjinë më të fundit Kodak Flexcel NX dhe falë trajnimeve të partnerëve si Kodak, ne kemi ekspertizën mbi teknikat më të avancuara të fleksografisë.
Prej 20 vitesh zbatojmë projekte që sigurojnë një paraqitje të klasit të parë të produkteve tuaja. Me qindra mijëra botime, libra, newslettera, flyers, kalendarë, katalogë apo materiale publicitare të përmasave dhe formave të larmishme, kanë kaluar në duart e ekipit tonë të talentuar.
Marka të ndryshme vendase e ndërkombëtare na kanë besuar portofolet e produkteve të brandit, ndërsa shtëpitë botuese më të njohura në vend na kanë besuar botimet e tyre më të vlefshme prej dekadash.
Vizualizojmë idetë tuaja. Për të përcjellë imazhin e dëshiruar tek konsumatorët, ne adresojmë në mënyrë specifike identitetin tuaj të markës dhe e bëjmë të shkëlqejë me dizajne të veçanta.
Nëpërmjet dizajnit tonë, ne i japim paketimit tuaj një pamje karakteristike dhe kështu rrisim vizibilitetin e saj në pikat ku tregëtohet.