Creo Studio

Rreth Nesh

Creo Studio nuk ndalet! Me një vizion për të ofruar shërbime Prepress me cilësi ekselente, i ndihmojmë klientët të arrijnë në printimet Flexografike standarte europiane, njësoj të krahasueshme me printerët më të mirë të tregjeve botërore.
Pas 25 vitesh përvojë në Graphic Design dhe Prepress, nga Janari 2019, ne lançuam këtë projekt ambicioz duke qenë të parët dhe në shërbimet Prepress në Flexo për territorin Shqiptar.
Themeluesit e Creo Studio u mbështeten në bashkëpunëtorët lider të industrisë mbi një partneritet të gjatë e të ngushtë si Kodak dhe Dupont.
Me 25 vjet eksperiencë, Creo Studio vazhdon të jetë në avangardë falë teknologjisë numër 1 sot në botë, Kodak NX.

Produktet dhe Sistemet Kodak NX

Sistemi inovator Flexcel NX i Kodak është fituesi i rregullt i çmimeve të printimit dhe inovacionit për kapacitetet e tij unike.
Përdoruesit janë shumë të kënaqur me performancën, konsistencën dhe kursimet ne kosto në shtypin gjatë prodhimit te përditshëm.
Për më shumë shihni këtë video:

Gomat Kodak Flexcel NX

Janë të dizenjuara për të minimizuar mbetjet dhe për të maksimizuar efikasitetin në ambientet e shtypit, duke ofruar rezultate që tejkalojnë standartet e sistemeve ekzistuese në treg. Gomat Flexcel NX ofrojnë përfitime të konsiderueshme mbi gomat analoge dhe tradicionale flexo.

Kodak SQUARESPOT

Teknologjia e Imazheve Kodak SQUARESPOT krijon një maskë dixhitale të parashikueshme, të përsëritur, me rezolucion të lartë, që është një riprodhim pixel-për-pixel i file dixhital.

squarespot

Kodak DigiCap NX Screening

Kodak DigiCap NX Screening është një veçori që mundëson një hap të madh përpara në efikasitetin e transferimit të bojës me aplikimin e një modeli të texturizimit të sipërfaqes mikro në sipërfaqen e Gomës Flexcel NX.

Përfitimet

Një përpunim shumë profesional në parashtyp i menaxhuar nga personel i kualifikuar dhe i trajnuar me eksperiencë 25 vjeçare sjell efikasitet në shtyp dhe cilësi të paprecedentë të printimit për printerët flexografikë.

Teknologjia SQUARESPOT dhe DigiCap në përdorim për çdo printim arrin:

  • Amplitudë të plotë, pika të sheshta që minimizojnë "dot gain" dhe rezistojnë gjatë shtypit
  • Performancë e fortë dhe e qëndrueshme në shtyp deri në mbi 10 milion printime
  • Transferim i shkëlqyeshëm i bojës në sipërfaqe të mëdha dhe densitete të larta, me kosto më të ulët
  • Rezolucion i jashtëzakonshëm për line Screen dhe imtësi të shkëlqyera — cilësi mbi pritshmëritë
  • Këshillim teknik mbi përgatitjen e imazheve në etiketa, ambalazhime, qese plastike, kuti etj.
  • Kohë më e shkurtër në prodhimin e klisheve: brenda 24 orëve ju merrni në dorë klishetë gati për shtyp
  • Logjistikë më e thjeshtë (shërbim brenda territorit)

Ne jemi gjithmonë në kërkim të bashkëpunëtorëve të rinj për t'u bashkuar me eksperiencën tonë.

Edhe ju mund të bashkoheni duke na kontaktuar:

Na kontaktoni:

Mesazhi juaj: