Në Creo Studio, drejtojmë bizneset drejt modernizimit. Rrënjët tona qëndrojnë në ofrimin e shërbimeve Prepress dhe Graphic Design.
Me krenari dëshmojmë se Creo, e themeluar dy dekada më parë, me përdorimin e teknologjive më inovative po e ndryshon tregun shqiptar, i cili më parë orientohej drejt kryerjes së këtyre shërbimeve jashtë Shqipërisë.
Fokusi ynë janë shërbimet Prepress në fushën e Flexografisë dhe menaxhimi me sukses i projekteve që po transformojnë bizneset shqiptare.
Përfituesit direktë të shërbimeve tona janë shtypshkronjat dhe markat shqiptare dhe rajonale. Paketimet e produkteve që më parë prodhoheshin jashtë vendit, po i drejtohen për herë e më shumë prodhimit në vend.
Klientët tanë, marka shqiptare dhe ndërkombëtare, përfitojnë falë cilësisë dhe eskpertizës që ofrojmë. Paketimet shqiptare paraqiten njësoj prestigjoze në stendat e shitjes si ato evropiane.